'Tradhtari është tradhtar'! E vrau shërbimi sekret, babi dënon dezertimin e pilotit rus

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 23:08 | Bota



Babai i pilotit rus që dezertoi nga ushtria vitin e kaluar, tha se nuk ishte i befasuar kur dëgjoi për vdekjen e djalit të tij, disa ditë pasi policia gjeti trupin e tij të qëlluar për vdekje në Spanjë.

Maksim Kuzminov, pilot rus, u largua nga Rusia në gusht 2023, duke fluturuar me helikopterin e tij në Ukrainë nga vija e frontit dhe duke u dorëzuar tek autoritetet.

Ai u gjet i vdekur në Spanjë më 13 shkurt, ku thuhet se jetonte me një identitet të rremë. "Sigurisht që prisja t'i ndodhte dicka", tha Sivaev, "tradhtari është tradhtar". “Tradhtoi atdheun, të afërmit e tij”, tha babai.

Autoritetet spanjolle po hetojnë vdekjen e Kuzminov, por ato kanë ofruar pak informacion deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos