Ukraina në terr, Rusia sulmon Termocentralin bërthamor në Zaporizhia

Nga Erjon Dervishi
22 Mars 2024, 10:11 | Bota

Pikat strategjike energjetike të Ukrainës janë vënë nën shënjestrën e ushtrisë ruse. Një sërë bombardimesh janë kryer në termocentralin bërthamore të Zaporizhias, më i madhi në Europë, duke shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritete ukrainase bëjnë me dije se termocentrali bërthamor është në prag të ndërprerjes së funksionuari.

“Pushtuesit kryen më shumë se 15 sulme ndaj ndërtesave të energjisë. Qyteti, faktikisht, është krejtësisht në terr”, thotë Oleh Synyehubov, kreu i administratës rajonale ushtarake në Kharkiv.

Valë sulmesh janë shfaqur edhe mbi hidrocentralin në Dnipro. Dhjetëra persona u plagosën, pasi rusët goditën infrastrukturën civile, duke shkaktuar shumë dëme.

“Ushtria ruse nisi gjatë natës sulmin më të madh në objektet energjetike të Ukrainës që nga viti i kaluar. Objektivi nuk është vetëm të dëmtojmë, por të shkaktojnë një kolaps të sistemit energjetik të vendit, impiantet e prodhimit të energjisë, sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes. Ka ndërprerje në disa rajone. Ishte një natë e vështirë”, u shpreh Herman Galushchenko, Ministri i Energjisë në Ukrainë.

Karkhivi është qyteti më i dëmtuar si pasojë e bombardimeve. Sulmet në Harkiv dhe Zaporizhja ndodhin një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kiev, u përball me një sulm masiv me dronë dhe raketa, përfshirë ato balistike, të lëshuara nga Rusia.

Raketat e shumta ruse në territorin e Ukrainës kanë vënë në gatishmëri Poloninë, e cila ka ngritur avionët ushtarakë në patrullim. Kjo është bërë e ditur nga Forcat e Armatosura të Polonisë.

Ushtria polake shton se "janë nisur të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake" teksa "situata monitorohet vazhdimisht". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos