Raketat ruse në Ukrainë, Polonia nxjerr avionët në patrullim

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 07:06 | Bota

Raketat ruse në Ukrainë, Polonia nxjerr avionët në patrullim

Avionë ushtarakë kanë nisur patrullimet në qiellin e Polonisë pas sulmeve të fundit me raketa ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan të paktën 17 viktima në Kiev e dhjetëra të lënduar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Forcat e Armatosura të Polonisë se aktualisht është duke u zhvilluar një aktivitet intensiv i aviacionit rus, i cili po ndërmerr sulme me raketa nga avionët Tu-95, Tu-22 dhe Mig-31 kundër objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës.

Ushtria polake shton se janë nisur të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake teksa situata monitorohet vazhdimisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë