Sulm me bombë në një bankë private në Afganistan, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 10:06 | Bota

Sulm me bombë në një bankë private në Afganistan, 2

Një person ka shpërthyer një bombë në një bankë private në qytetin Kandahar të Afganistanit, duke vrarë dy persona dhe 25 të tjerë u lënduan. Viktimat ishin njerëz që kishin shkuar të tërhiqnin pagat mujore, kanë thënë autoritetet.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë. Grupi i lidhur me Shtetin Islamik, një rival i madh i talibanëve, ka kryer më parë sulme të tilla në shkolla, spitale, xhami dhe zona të tjera, raportojnë mediat e huaja.

Kandahari është qendër politike dhe shpirtërore për udhëheqësit e Afganistanit pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, qëndron aty dhe vendimet mbi çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në Kabul. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos