Lëkundje të forta tërmeti në Tokio

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 08:56 | Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Tokio

Kryeqyteti japonez dhe rrethinat e tij u tronditën nga një tërmet me magnitudë 5.3 këtë mëngjes, duke ndërprerë shërbimet hekurudhore të shpejtësisë së lartë, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:08 në prefekturën Ibaraki, në veriperëndim të Tokios, në një thellësi prej rreth pesëdhjetë kilometrash, tha Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë.

Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme deri më tani nga tërmeti, por disa trena me shpejtësi të lartë, ose Shinkansen, që qarkullonin midis Tokios dhe Koriyama në prefekturën e Fukushimës (në verilindje) u ndaluan për shkak të ndërprerjeve të energjisë, tha qeveria japoneze.

Hiroyuki Sanada, një zyrtar në agjencinë japoneze të sigurisë bërthamore, siguroi se "asnjë anomali" nuk ishte gjetur në termocentralin bërthamor Tokani Daini, i cili është pezulluar për kontrolle sigurie.

A2 CNN Livestream

Latest Videos