Ushtarët koreano-veriorë kalojnë sërish kufirin, incidenti i tretë këtë muaj. Ja çfarë zbulohet nga imazhet satelitore

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 07:14 | Bota

Ushtarët koreano-veriorë kalojnë sërish kufirin, incidenti i

Ushtria e Koresë së Jugut ka qëlluar sërish dje ushtarët e Koresë së Veriut, pasi kaluan për pak kohë kufirin ndërkorean, duke shënuar incidentin e tretë këtë muaj.

“Disa ushtarë të Koresë së Veriut që punonin brenda DMZ në vijën qendrore të frontit kaluan vijën e demarkacionit ushtarak. Pas transmetimeve të zërit dhe të shtëna paralajmëruese nga ushtria jonë, ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën drejt veriut”, njoftoi Komanda e Shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke shtuar se incidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit me orën lokale.

Ushtarët koreano-veriorë kalojnë sërish kufirin, incidenti i

Një zyrtar i komandës tha se incidenti dukej të ishte aksidental në natyrë, duke shtuar se ushtarët rifilluan shpejt punën e tyre dhe madje vazhduan aktivitetet e tyre deri në orët e vona të natës menjëherë pasi u kthyen në kufijtë e tyre.

Kjo është shkelja e tretë e tillë nga Veriu në muajin qershor, pas incidenteve të ngjashme që përfshinin një grup prej 20 deri në 30 ushtarë të Koresë së Veriut në zona të tjera të seksionit qendror të kufirit më 9 dhe 18 qershor.

Ushtarët koreano-veriorë kalojnë sërish kufirin, incidenti i

Edhe në rastet e mëparshme, Komanda tha se ato janë shfaqur pa qëllim. Shkeljet kufitare erdhën pasi Koreja e Veriut ka dislokuar një numër të madh trupash në zonat e vijës së përparme që nga prilli për të kryer një sërë aktivitetesh, si vendosja e fushave të minuara, ngritja e mureve që besohet të jenë barriera antitank dhe përforcimi i rrugëve për të lehtësuar lëvizjen të trupave.

Ushtarët koreano-veriorë kalojnë sërish kufirin, incidenti i

Imazhet e reja satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut po ndërton mur në disa vende pranë kufirit të saj me Korenë e Jugut. Sipas ekspertëve, ky aktivitet i fundit është “i pazakontë”, dhe vjen në një kohë të tensioneve në rritje mes dy vendeve.

 

 

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024