Guardia di Finanza në Catanzaro ka arrestuar 10 persona, 5 kolumbianë dhe 5 italianë, të akuzuar për trafik droge nga Amerika e Jugut. Sipas hetuesve, grupet kolumbiane furnizonin me kokainë organizata kriminale që vepronin në Calabria, Lazio dhe Veneto. Të arrestuarit kishin ngritur gjithashtu një laborator për transformimin e kokainës nga lëng në të ngurtë, duke sjellë nga Kolumbia një "kimist" që do të menaxhonte këtë aktivitet.
Operacioni, i lindur nga një hetim i mëparshëm në Kalabri, u realizua me bashkëpunimin e Shërbimit Qendror të Hetimeve të Kriminalitetit të Organizatave dhe Komandës Provinciale të Romës, ndërsa urdhër-arrestet u lëshuan nga gjykata pas kërkesës së Antimafies së Romës.
Organizata ishte veçanërisht aktive në kryeqytet, ku përmes kontakteve direkte me furnizuesit kolumbianë, realizoi dërgimin e disa ngarkesave droge duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Autoritetet zbuluan përdorimin e avionëve charter dhe privatë. Ata gjithashtu përdorën anije për të fshehur kokainën në motorët e kontejnerëve.
Përveç kësaj, autoritetet kolumbiane njoftuan një tjetër sekuestrim masiv droge. Policia ka kapur një ngarkesë prej 8.2 ton kokainë në portin e Buenaventura, një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në historinë e vendit, me vlerë që kalon 450 milionë dollarë. (A2 Televizion)