Zjarr në fabrikën e baterive të litiumit, raportohen viktima e të zhdukur

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 07:57 | Bota

Zjarr në fabrikën e baterive të litiumit, raportohen viktima e

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë baterish në Korenë e Jugut.

Zjarri raportohet se shpërtheu rreth orës 10:31 të mëngjesit në një fabrikë të baterive të litiumit në pronësi të prodhuesit koreano-jugor të baterive Aricell në Hwaseong, në jug të kryeqytetit Seul, kur një seri qelizash baterish shpërtheu në një  magazinë që strehonte 35,000 produkte të tilla.

Nga 67 punëtorët që u paraqitën në punë, shumë mbeten të pagjetur dhe potencialisht janë bllokuar brenda.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024