Inteligjenca ruse në Nish që prej 2012, krijon kushtet për luftë në rajon, prezente në Bosnje e Mal të Zi

Nga Tomorr Avdia
6 Mars 2024, 21:21 | Aktualitet

Prania e shtuar e NATO-s në Ballkan jep siguri, por nuk duhet harruar se Rusia ka që në vitin 2012 që punon përmes shërbimeve sekrete për të bërë gati kushtet për një luftë në rajon.

Ish ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi në një intervistë për Ditarin e Kosovës, ka analizuar se nuk është e rastësishme hapja e bazës taktike të Kuçovës në Shqipëri, por po kështu ai sqaron se në fakt në Nish ka një zyrë të shërbimeve inteligjente ruse prej shumë kohësh dhe punon nga të gjitha drejtimet, në Mal të zi dhe në Bosnjë.

Sipas tij tani është momenti që Kosova të hyje në NATO, pasi edhe kapacitetet e ushtrisë janë me standarde, por edhe bota ka frikë teksa rajoni është në ndikimin rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos