Mbyllen 10 komuna paralele, Sveçla: Sot u mbyll përfundimisht kapitulli i institucioneve paralele të Serbisë

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 09:59 | Aktualitet

Mbyllen 10 komuna paralele, Sveçla: Sot u mbyll përfundimisht

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ai i administratës së pushtetit lokal, Elbert Krasniqi kanë njoftuar nga fshati Banjë se ditën e sotme janë mbyllur edhe institucionet e fundit paralele të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, njoftoi Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Sveçla nënvizon se siç qeveria Kurti është zotuar në vazhdim “nuk do të lejohet asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal i Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë” e Kosovës.

“Qytetarë të nderuar nga sot kapitulli i institucioneve paralele, ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllet në Banjë e gjithandej në pjesët e tjerë të Republikës së Kosovës. Objektet komunale, postat, zyrat tatimore, të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, u shpreh Sveçla në videon e postuar në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ministri Krasniqi deklaroi: “Nga sot të 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. Nga sot këto institucione paralele nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos