Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Me borën deri në gju dhe mjete të rënda, italianët e KFOR patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 20:20 | Aktualitet

Temperaturat nën zero dhe terreni i vështirë malor i mbuluar me borë, nuk i ka penguar trupat paqeruajtëse të KFOR-it që të patrullojnë kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, duke vepruar si një forcë sigurie dhe stabiliteti në rajon.

KFOR nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar fotot ku shihen ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore duke kryer patrullime me qëllim monitorimin e territorit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Patrullime të tilla kryhen në mënyrë të rregullt dhe janë të dizajnuara për të shmangur çdo incident të mundshëm dhe për të ndërhyrë në rast të nevojës për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Në këto operacione patrullimi, trupat e KFOR-it janë të armatosur dhe pajisur me teknologjitë dhe pajisjet më moderne për të monitoruar situatën dhe për të intervenuar në çdo rast.

Vitin që shkoi, NATO-ja dërgoi qindra forca shtesë në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR – pas trazirave që shkaktoi vendosja e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në Veri.

Trupa e KFOR-it arriti në 4.600 trupa, edhe pas ushtarëve që iu shtuan pas incidentit të ndodhur në shtator në Banjskë, ku një grup paramilitarësh serbë të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë efektivin e policisë Afrim Bunjaku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu