I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për çështjen e personave të zhdukur në Bruksel. Palët kanë premtuar se do të përdoren metoda dhe pajisje të sofistikuara për të hulumtuar zonat e dyshuara si varreza me qytetarë të vrarë dhe zhdukur gjatë luftë së viteve 98-99.
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar për A2CNN me shkrim se takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni i Kosovës do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për hapjen e arkivave të Serbisë. Megjithatë ekspertët e shohin me skepticizëm përballjen në Bruksel.
Kurse sa i përket përmbushjes së planit të pajtuar më herët në Bruksel, për përdorimin e pajisjeve të specializuara për zbulimin e varrezave masive, Shkodra nënvizon se gjithçka do të varet nga vullneti i presidentit të Serbisë.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese 'Deklaratës për Persona të Zhdukur' e miratuar me 2 Maj 2023. (A2 Televizion)