“Simbol i unitetit dhe pajtimit”, Kosova nderon figurën e Rugovës në 19 vjetorin e vdekjes

Nga Rosalba Bejdo
21 Janar 2025, 20:04 | Aktualitet

“Simbol i unitetit dhe pajtimit”, Kosova nderon figurën e

Kosova nderoi figurën e Ibrahim Rugovës, me rastin e 19 vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik. Presidentja Osmani, kreu dhe anëtarë të LDK, e gjithashtu diplomatë tëhuaj zhvilluan homazhe në varrin e tij, ndërsa më vonë u mbajt një ceremoni përkujtimore. Osmani tha se rugovizmi është një frymë që sjell bashkim, dhe vlerësoi se Rugova e ka vendosur Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare.

“Presidenti Rugova ishte një politikan vizionar, një filozof dhe mendimtar i thellë dhe një lider që i dha politikës kosovare dimensionin më të rëndësishme të saj, atë human, por edhe dimensionin kulturor të shembullit të kohës moderne... Ishte ai që vendosi Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare, që krijoi miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet evropiane dhe vendet demokratike anë e kënd botës. Kësisoj i dha çështjes sonë një legjitimitet të padiskutueshëm kombëtarë... Me këtë qasje e vendosi Kosovën në hartën e ndërgjegjes demokratike botërore dhe bëri çështjen tonë kombëtare një shembull të rezidencës të krahasuar me lëvizjet më të mëdha për të drejtat e njeriut në shekullin 20”, theksoi Osmani.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu tha se Rugova do të mbahet mend si zëri i Kosovës në botë dhe e cilësoi atë simbol të unitetit dhe pajtimit në politikën kosovare.

“Rugova do të mbetet gjithmonë një simbol i unitetit dhe pajtimit. Një lider që arriti të realizojë ëndrrën historike të shqiptarëve në Kosovë dhe kudo për një Kosovë të lirë dhe pavarur. Në takimet e shpeshta që kam pasur dhe kam edhe tani me zyrtarë ndërkombëtarë është vështirë të përfundojë biseda pa folur me respekt për veprën e presidentit Rugova për të vlerësuar rolin dhe kontributin thelbësor të arkitektit dhe ndërtuesit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, theksoi Sejdiu.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, u hap edhe ekspozita e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka. U ekspozua po ashtu edhe vetura e restauruar e presidentit Rugova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos