Drafti në “Venecia”, BE thotë se nuk parashihet në marrëveshje, opozita: Kurti kërkon ta zvarrisë

Nga Ideal Gola
7 Qershor 2024, 20:18 | Kosova

Opozita dhe analistë presin që kryeministri Albin Kurti të themelojë Asocacionin pasi është zotuar për një gjë të tillë edhe së fundmi me një letër për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Idenë e tij që drafti të shkojë në Komisionin e Venecias e shohin si një tjetër lëvizje për të fituar kohë.

“Kryeministri i Kosovës do ta implementojë Asociacionin për shkak se e ka çuar letrën e garanicisë të nënshkruar nga ai, nga kryeparlamentari dhe nga presidentja e vendit. Unë kam përshtypjen që i vetmi kontest nuk është më Asociacioni, kontesti i vetëm është ndarja e Asociacionit nga paketa e nënshkruar në Ohër dhe Bruksel,” shprehet Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK.

Lëvizje në drejtim të themelimit të Asociacionit nuk pritet të ketë para zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë që pritët të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

 “Jam shumë i bindur se nëse eventualisht, ose sipas të gjitha gjasave Lëvizja Vetëvendosje do të jetë parti e parë politike në Kosovë me gjasë pas përfundimit të këtij procesi të ri zgjedhor Asociacioni do të jetë alfa dhe omega e qeverisë Kurti dhe një version, një draft, i shkruar, i propozuar nga Qeveria Kurti do të dërgohet për interpretim dhe do të themelohet Asocacioni i komunave me shumicë serbe po nga kryeministri Kurti,” thotë Fidan Ukaj, politolog.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti që e tha në intervistën në A2 CNN, pati një reagim edhe nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi Peter Stano tha se e marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias dhe i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë atë në Gjykatën e vet Kushtetuese.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi