“Raketat po vijnë nga Amerika”, NATO dhe Ushtria e Kosovës gati kundër kërcënimeve serbo-ruse

Nga A2 CNN
7 Qershor 2024, 19:59 | Kosova

NATO dhe ushtria e Kosovës janë të afta t'u përgjigjen kërcënimeve serbo-ruse. Këtë e konfirmon për A2 CNN, nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli.

I pyetur për zhvillimet e fundit ku Presidenti Vladimir Putin hodhi sytë në Ballkan, Dugolli nënvizon se qeveria në Prishtinë ka rritur kapacitetet mbrojtëse.

Dugolli paralajmëron Serbinë që të mendohet mirë përpara se të guxojë të ndërmarrë ndonjë sulm ndaj Kosovës.

Kurse eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thekson për A2 CNN, se Rusia ka kapacitete ta destabilizojë rajonin me anë të Serbisë, por edhe me Dodikun në Republikën Serpska dhe elementin pro rus në Mali të Zi.

Eeksperit Ibishi thotë se rol kryesor ka marrë dhe "bota serbe", ku Vulin është kryeidatori i çdo provokimi.

Misioni i Forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR ka dhënë një garanci të fortë së fundmi se është plotësisht gati për çdo skenar të mundshëm në territorin e Kosovës dhe se do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lëvizjen e lirë për të gjithë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi