QUINT-i dhe BE, kritika Kosovës, shkeli ligjin për pakicat Shpronësimet e tokave në veri

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 15:17 | Kosova

Ambasadat e Shteteve të QUINT-it, zyra e Bashkimit Europian dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë kritikuan qeverinë e Kosovës për vendimin për të finalizuar shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Reagimi erdhi pasi qeveria vendosi që disa prona të paluajtshme në Komunën e Leposaviqit dhe Zubin-Potokut të shpronësohen për interes publik. Sipas tyre, Qeveria nuk ka dëgjuar ekspertët ndërkombëtarë dhe ka shkelur ligjin.

“Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive të gjalla dhe demokratike. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

Bazuar në vendimin paraprak të vitit 2023 , sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok. Por, në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës ne daten 30 maj, thuhet se në Leposaviq do të shpronësohen 96 hektarë, që do të thotë tetë hektarë më pak.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi