Kontratat njëburimore të qeverisë Kurti, seancë të jashtëzakonshme për themelimin e Komisionit Hetimor

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 20:12 | Kosova

Kontratat njëburimore të qeverisë Kurti, seancë të

Me kërkesën e 40 deputetëve, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e Komisionit hetimor për kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti. Për këtë është rënë dakord në takimin e Kryesisë së Kuvendit.

Kërkesa për këtë seancë është bërë nga PDK.

Deputetja Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se komisioni hetimor i kërkuar nga PDK-ja do të hapte rrugë për zbardhjen e parregullsive që kjo parti pretendon se i ka identifikuar në lidhje me kontratat njëburimore.

Për kontratat njëburimore qeveria është kritikuar edhe nga dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja. Më 14 mars u mbajt një seancë për këtë shqetësim të opozitës, e cila përfundoi me ofendime dhe braktisjen e sallës nga mazhoranca.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli