Kosova në agjendë! Asambleja Parlamentare e NATO nis punimet

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 14:16 | Kosova

Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë këtë fundjavë, ku në agjendën e kësaj mbledhje e cila do të zgjasë për tre ditë rresht është edhe Kosova. Kuvendi i Kosovës, synon të avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Sipas një njoftimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deputetët e saj mes tjerash do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu në takim do të trajtohen, sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik, dhe rritja e angazhimit me Jugun Global, thuhet në deklaratë. Në punimet e Asamblesë, do të marrin pjesë edhe deputeti Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, të cilët përfaqësojnë Kosovën atje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024