Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën Prishtinë-Pejë, në vendin e quajtur ‘Kroi i Mbretit”.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dy vetura dhe një kamion dhe për pasojë tre persona janë lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)