Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç, dy të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Banjskës, nuk kanë pranuar të deklarohen nëse pranojnë fajësinë ose jo në vazhdimin e seancës fillestare që u mbajt mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mirëpo gjykata e konsideroi si mospranim të fajësisë.
Ndërsa i pandehuri i tretë Dushan Maksimoviç tha se nuk ka të bëjë asgjë me aktin e Banjskës dhe nuk ndihet fajtor.
Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tre të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues të Kosovës. (A2 Televizion)