Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me zbatimin e marrëveshjes së normalizimit dhe aneksit të Ohrit, 1 vit nga pranimi në Maqedoni të Veriut.
Ajo e konsideron të nevojshëm implementimin, ndërsa ka zbuluar detaje të reja lidhur me ujdinë e paraqitur nga Bashkimi Europian.
Presidentja kërkoi një plan për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes së normalizimit, ndërsa akuzoi Serbinë si një palë që e shkel vazhdimisht atë.
Zonja Osmani bëri të ditur se një plan konkret për zbatimin e ujdisë është duke u ndërtuar aktualisht dhe se ka refuzuar një të tillë të paraqitur nga ndërmjetësuesi Lajçak, pasi favorizonte vetëm Serbinë.
“Unë si presidente kam qenë kundër një plani që u propozua nga ndërmjetësit sepse ka parashikuar që shumica e përfitime që i ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë më pas”, nënvizoi presidentja gjatë një vizite në Lipjan. (A2 Televizion)