Në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e këtij procesi për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në një fjalim të mbajtur në Berlin, Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka luajtur një rol kyç në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, duke u bërë një forcë lëvizëse për integrimin evropian.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi arritjet e rëndësishme, si Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), i cili ka marrë një impuls të ri pas tejkalimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Kurti nënvizoi se është e domosdoshme që qytetarët të përfitojnë nga këto ndryshime dhe të kenë liri lëvizjeje. Ai gjithashtu shpalli vendimin e Kosovës për të lejuar lëvizjen e lirë për ata që mbajnë dokumente identifikimi nga Bosnja dhe Hercegovina, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shkruan A2.
My address on the 10th anniversary of the Berlin Process:
— Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2024
Dear Chancellor Scholz,
Dear President von der Leyen,
Members of the Berlin Process,
1.The Berlin Process began in August 2014, shortly after EU enlargement was paused and Russia annexed Crimea.
2.Ten years later,… pic.twitter.com/LuETktUk9Q
Kryeministri Kurti e cilësoi këtë proces si një mundësi për të forcuar lidhjet rajonale dhe për të ruajtur vlerat evropiane përballë ndikimeve të huaja, sidomos nga Kina. Ai theksoi se është koha që Kosova të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke e quajtur atë një hap të domosdoshëm pas tre viteve të arritjeve të rëndësishme në ekonomi, demokraci dhe stabilitet institucional. (A2 Televizion)