Deputetët e opozitës debatuan në Kuvendin e Kosovës për bisedën e publikuar ditë më parë, të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiç.
Të pranishëm ishin vetëm deputetët e PDK-së dhe LDK-së, disa deputetë të AAK-së dhe dy deputetët e pavarur, të sapolarguar nga Vetëvendosje. Ndërsa, ligjvënësit e mazhorancës nuk ishin të pranishëm në sallë. Opozita kërkoi që llogari të japë edhe kryeministri Albin Kurti, për atë që e konsiderojnë një pazar për pagën minimale me terroristin Radoiçiç.
Biseda u quajt “tradhti kombëtare” dhe u kërkua që të hapej një hetim lidhur me audiopërgjimin. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij e mbështetë shkarkimin e deputetes Mimoza Kusari Lila. Ai përsëriti akuzën e tij ndaj kryeministrit Kurti se është “spiun i Serbisë”, siç u shpreh ai. (A2 Televizion)