Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, që do të nisë nga ora 12:00, përcjell A2 CNN.
Në rend dite është vetëm një pikë: debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje një orë para do të mbajë konferencë për media, ku priten të publikohen foto apo video të cilat i ka parlajmëruar një ditë me parë Kusari-Lila gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës. (A2 Televizion)