I ashpër ka qenë reagimi i Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka akuzar drejtpërdrejtë Albin Kurtin për lidhje me serbët dhe bashkëpunim të ngushtë me Aleksandar Vuçiç.
Gjithashtu, Haradinaj mbështet kërkesën e opozitës për hetim të Mimoza Kusari-Lilës.
“Rezultoi se gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit, ai poshtë banesës, në veri të Mitrovicës, të cilin e bastisi policia e Kosovës, ai ndërtoi një vilë të bukur në liqen dhe lidhi marrëveshje me Albin Kurtin, edhe si i ndjekur nga drejtësia e Kosovës. Në 2018 i ndjekur nga qeveria Haradinaj, tani u kthye në faktor të marrëveshjeve me Kurtin. Nuk i besova syve, kur pashë parti shqiptare dhe Listën Serbe duke votuar kundër UÇK”, tha mes të tjerash Haradinaj. (A2 Televizion)