Skandali me ushqimin e FSK, Quni: Ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi

Nga Erjon Dervishi
12 Tetor 2024, 14:53 | Politikë

Skandali me ushqimin e FSK, Quni: Ushtarët po përballen me rrezikun

Situatë alarmante e ka quajtur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni mënyrën e ushqimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se kjo po ndodhë si shkak i keqmenaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale.

Në një konferencë për media, Quni tha se ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi për shkak të kushteve sanitare. Ai u shpreh se kjo situatë do të duhej të ishte parandaluar, ngase është përgjegjësi bazike e Ministrisë Mbrojtjes.

“Përballemi me një tjetër shembull të qartë të menaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale ndaj ushtarëve tanë. Kuzhinierët kanë njoftuar se nuk do të paraqiten në punë pas datës 11 tetor. Kjo situatë alarmante është rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë. Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim. Është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operative”, u shpreh Quni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos