Bislimi takohet me Lajçak dhe Petkoviç, takimi në Bruksel për dinarin

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 12:51 | Politikë

Bislimi takohet me Lajçak dhe Petkoviç, takimi në Bruksel

Ndërmjetësuesi evropian i procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, u takua në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Bislimi pritet të takohet gjithashtu edhe me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, por ky takim nuk është konfirmuar ende.

Ndër temat që pritet të diskutohen nga kryenegociatorët do të jetë edhe çështja e dinarit. BE-ja ka paralajmëruar se do të forcojë presionin mbi Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u largua të premten nga Kosova i pakënaqur nga kryeministri Albin Kurti, pasi ky i fundit refuzoi propozimet e tij për dinarin.

Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është arritur pajtimi që nga Serbia paratë të vijnë vetëm në euro dhe jo në dinar. Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos