Gjoba të larta gjatë fushatës, Jashari: Partitë duan të fitojnë votat me një gjuhë të tillë

Nga Tomorr Avdia
17 Janar 2025, 20:05 | Politikë

Në ditën e gjashtë që kur ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt. Prej  të Shtunës, partitë politike çdo ditë kanë mbajtur tubime.

Por, gjuha e përdorur në to, disa prej partive u ka kushtuar shtrenjtë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së djeshme dhe sot ka shqiptuar gjoba në vlerë prej  rreth 40  mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

"Ligji lë pak hapësirë veprimi nga ana e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa  dhe vendimet e tilla të ashpra, kanë një adresë tjetër shqyrtimi të shpejtë në Gjykatën Supreme, ku disa subjekt i janë drejtuar që sot”, tha për A2 CNN, avokati Arbër Jashari.

Kurse lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, të hedhur poshtë sot nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, kundër kryetarit të “Demokracisë Serbe”, Aleksandër Arsenijeviç, Jashari thotë se do të ketë një vendim të ri, pasi çështja e pengimit të tubimit elektoral ka shkuar në Gjykatën Supreme. 

Për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përdorimi i një gjuhe të tillë nga subjektet politike është në kundërshtim kodin e mirësjelljes.

Për shkelje të tij, Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u gjobitën me 35 mijë euro në total.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos