"Ka rrezik për dhunë në Ballkan!", Clark: Synimet ruse pengojnë paqen mes Serbisë dhe Kosovës

Nga Erjon Dervishi
10 Qershor 2024, 15:11 | Politikë

Ish-gjenerali amerikan dhe njeriu kyç në luftën e Kosovës, Wesley Clark, ka theksuar se midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, për aq kohë sa “Moska nuk tërhiqet nga ambiciet e saj imperialiste në rajon.

Në një intervistë për Radio Europa e Lirë, 25 vite pas përfundimit të sulmeve të NATO kundër bazave ushtarake serbe në vitin 1999, Clark tha se  “Serbia është si një magnet që tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Wesley Clark.

Po ashtu Clark nënvizoi faktin se dhuna mund të kthehet në Ballkan.

“Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi. Tani kemi parë incidente të rënda në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar. Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska”, përfundoi Clark.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024