Kosova dhe ndikimi i huaj, nënsekretarja amerikane diskuton në Beograd me ministrin e Jashtëm Gjuriq

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 15:23 | Politikë

Kosova dhe ndikimi i huaj, nënsekretarja amerikane diskuton në Beograd

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe kundërshtimi ndaj ndikimit të huaj, ishin në fokus të bisedës së nënsekretares për Diplomacinë Publike të SHBA, Liz Allen me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq në Beograd.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se nënsekretarja amerikane ka kërkuar “përparimin e vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

“Nënsekretarja për Diplomacinë Publike, Liz Allen, u takua sot në Beograd me ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriq. Nënsekretarja Allen përgëzoi Ministrin e Jashtëm për emërimin e tij të fundit. Ata ranë dakord për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Nënsekretarja kërkoi përparimin e vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Ajo përshëndeti kontributet e Serbisë për sigurinë evropiane dhe rajonale, duke përfshirë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe diskutoi “rëndësinë e kundërshtimit të ndikimit keqdashës të huaj për të krijuar një hapësirë ​​të hapur informacioni si dhe mundësitë për thellimin e lidhjeve arsimore dhe kulturore midis popullit serb dhe amerikan”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos