Partneriteti SHBA-Kosovë, Vjosa Osmani takon senatorin amerikan Ted Cruz

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 15:32 | Politikë

Partneriteti SHBA-Kosovë, Vjosa Osmani takon senatorin amerikan Ted Cruz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq. Përmes disa postimeve në Facebook, Osmani ka thënë se është takuar me disa senatorë republikanë.

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka thënë Osmani pas përfundimit të njërit prej takimeve.

Ajo ka thënë gjithashtu se ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos