Rezoluta për Srebrenicën, Kurti: Për paqen në Ballkan, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 10:39 | Politikë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja të Rezolutës për Srebrenicën, më 11 korrik, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti në një postim në platformën X ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale të Europës që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet njohur, si dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti në platformën X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos