Sfidat e sigurisë, ministri kroat i Mbrojtjes: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 20:17 | Politikë

Kroacia premtoi t’i qëndrojë pranë Kosovës në sfidat e saj të sigurisë.  Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, qëndroi të mërkruën në një vizitë në Prishtinë ku u prit nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Ministri Maqedonci deklaroi se Kroacia në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, me theks të veçantë në trajnime dhe shkollime për ushtarakët. 

“Prezenca e ushtarakëve kroatë si në KFOR gjithashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin tonë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen edhe në krijimin e një ambienti stabil dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci. 

Ministri kroat Anusiç theksoi edhe mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike. 

“Jemi të gatshëm që të mbështesim Kosovën dhe të gjithë bashkëpunimin që e kemi bërë deri më tash, e kemi bërë në kuptimin e ndihmës përmes këshilltarëve që janë institucionet tona. Në këtë mënyrë që të lehtësojmë të gjitha përgatitjet për integrim në BE dhe NATO. Të gjitha ato projekte që janë duke ndodhur i mbështesim dhe do të qëndrojmë pranë Republikës së Kosovës”, u shpreh Anusiç.

Të dy ministrat vlerësuan lart bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos