Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“NATO është fati i Kosovës!” Hovenier: Zbatoni marrëveshjet, integrimi vetëm përmes dialogut

Nga Rosalba Bejdo
27 Mars 2024, 15:48 | Politikë

Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Është mesazhi që ka dashuri t’i rikujtojë Prishtinës ambasadori i SHBA, Jeff Hovenier gjatë një fjalimi në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”. Ai theksoi se presin zbatim të plotë të të gjitha zotimeve, ndërsa përmendi vizionin e SHBA për një Europë të lirë dhe në paqe, e ku është shumë qartë dhe Kosova.

“Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk ka rrugë tjetër. Konkretisht kërkohet mirëbesim dhe zbatim i plotë i të gjitha zotimeve që ka marrë përsipër Kosova në kuadër të dialogut. Ne kërkojmë nga kjo qeveri ashtu siç kemi kërkuar edhe nga ato të mëparshme që të punojnë në partneritet me ne, ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Hovenier.

Sakaq, presidentja Vjosa Osmani, po ashtu e pranishme në konferencë e ktheu vëmendjen nga përpjekjet destabilizuese të Serbisë, e cila siç tha me ndihmën e Moskës, është e përkushtuar ta kthejë rajonin në vitet 90-të. Fatkeqësisht, forcat e errëta janë ende shumë aktive sot. Çdo ditë që kalon, Serbia nuk turpërohet të na kujtojë qëllimet e saj më të vërteta.

Serbia, përfaqësuesja e Rusisë në rajonin tonë, është e përkushtuar që ta kthejë rajonin tonë në vitet '90. Serbia dhe aleatët e saj duan të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur së bashku gjatë viteve, dhe ata mendojnë se një sulm ndaj Kosovës nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi fqinj, është një sulm kundër NATO-s, kundër Shteteve të Bashkuara, kundër Britanisë së Madhe, kundër sukseseve tona të përbashkëta.

Osmani ka thënë se NATO është fati i Kosovës, fat i cili bazohet në dëshirën e të gjithëve për të ndarë përgjegjësitë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe më gjerë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi