Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kështu u shpreh presidentja Vjosa Omani, e cila theksoi se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se vendi i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Osmani komenton letrën që së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti i kanë dërguar raportueses Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. (A2 Televizion)