Takim tjetër Bislimi-Petkoviç, diskutimet në Bruksel për dinarin përfundojnë pa marrëveshje

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 18:30 | Politikë

Saga e “dinarit serb” nuk ka marrë fund as këtë herë në Bruksel. Përfundoi pa një marrëveshje dhe me dallime të mëdha, takimi trepalësh në kuadër të dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, bëri sërish bashkë në një tryezë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç, pasi këta të fundit dorëzuan propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit javën e kaluar.

"Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. Javën e ardhshme ne ramë dakord të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje", njoftoi Lajçak.

Kryenegociatori i Kosovës njoftoi se qëndrimet e palëve janë larg njëra-tjetrës. Kryenegociatori serb, nga ana tjetër, ka vazhduar me akuzat e zakonshme duke pretenduar se Kosova nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur çështjen e dinarit. Takimi i radhës mbahet më 4 prill.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos