Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 16:28 | Politikë
 

Një formë e veçantë e të bërit fushatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9 shkurt.

Aktori Sokol Plakolli ka vendosur që të jetë kandidat i pavarur nga koalicioni për Familjen. Ashtu si fushata e tij e veçantë ku mbizotëron tradicionalja e Dardanisë, ai ka vetëm një premtim, për sloganin që ka zgjedhur “Shqiptari në parlament”.

Por përse është e nevojshme sipas Plakollit, zgjimi i ndjenjave shqiptare në Parlamentin e Kosovës.

Sokol Plakolli është autor, regjisor dhe aktor në mbi 70 vepra artistike dhe premiera në teatër. Në 10 vitet e fundit në Kosovë ai njihet  si një nga figurat artistike më karizmatike në luftën kundër dukurive të dëmshme shoqërore dhe politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos