Vetëvendosje bojkoton seancën: Opozita po keqinformon, dëshiron të dobësojë rolin e FSK

Nga Rosalba Bejdo
14 Tetor 2024, 20:52 | Politikë

Vetëvendosje bojkoton seancën: Opozita po keqinformon, dëshiron

Lëvizja vetëvendosje refuzoi të merrte pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku temë diskutimi ishte furnizimi me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë një konference për mediat, deputetët e kësaj partie i kanë cilësuar sulmet e opozitës lidhur me çështjen si propagandë dhe përpjekje të për të keqinformuar qytetarët.

“Ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seance apo iniciative që vije nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe nuk e shmangin këtë lloj imponimi i cili gjithsesi nuk kalon. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga partitë opozitare është vazhdimësi e një serie dezinformatash që synon tash e sa ditë ta keq informojë qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim për të dobësuar rolin e Forcës se Sigurisë së Kosovës e cila në katër vitet e fundit ka bërë një progres të jashtëzakonshëm”, tha Dugolli, transmeton A2.

 Për furnizimin me ushqim të FSK-së dhe kontratat e mëhershme foli edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i cili u shpreh se opozita dezinformon, ndërsa e bëri të qartë se nuk do të lejojnë më qe një kompani të ketë monopolin tek ushtria.

“Ministria e Mbrojtjes nuk i kanë dhënë kontratën kompanisë ‘Beni Dona’ kompani e cila për më shumë se15 vite ka krijuar monopol në këtë ministri. Nga tenderët për ushqim vetëm nga ministria e Mbrojtjes kjo kompani ka fituar me miliona e miliona euro. Së dyti ministria e Mbrojtjes nuk ka shpallur tender, por me tenderin e fundit ka shpallur kontratë emergjente pasi që me 30 shtator i ka skaduar kompanisë Beni Dona të cilën kontratë kjo kompani e kishte në mënyrë emergjente për katër vjet radhazi. Që nga viti 2023 çdo gjashtë muaj i është vazhduar kontrata emergjente kësaj kompanie sepse në pamundësinë që të kishte kontratën e rregullt kjokompani bënte ankesa në instanca”, u shpreh Bajqinovci.

Letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari drejtuar ministritë të Mbrojtjes, për çështje e furnizimit me ushqim, deputeti i mazhorancës, Enver Dugolli e quajti komunikim normal zyrtar. Ndërsa kërkesën shkarkimin e shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ai ka cilësuar si absurde.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos