"Qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë!" Osmani: Vlerësimin për ata që i qeverisën në 4 vite ose të mbështesin të rinjtë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 12:53 | Kosova

"Qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë!"

Presidentja e Kosovës, pasi hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten në qendrat e votimit dhe të vendosin për cilësinë e jetës së tyre në katër vitet që do të pasojnë. 

Vjosa Osmani u bëri thirrje atyre që me votën e tyre, të japin vlerësimin për ata që i qeverisën në këto katër vite, por edhe pse jo, t'u japin një mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë.  

Osmani theksoi se Kosova është sot një nga demokracitë më të zhvilluara të rajonit dhe e tillë duhet të mbetet.

“...Duhet ta mbajmë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili deteriminohet parlamenti i ardhshëm dhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe për të gjithë vendin tonë. Kështu që shpresoj që të gjithë qytetarët, anë e mbanë Kosovës, ta zhfrytëzojnë këtë të drejtë. Është edhe moti i mirë sot edhe me diell kështu që është pak më lehtë të votohet..."

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos