Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Iftari në Prizren. Pitajka, ushqimi simbol i muajit të Ramazanit

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 08:53 | Sociale
Iftari në Prizren. Pitajka, ushqimi simbol i muajit të Ramazanit

Në këtë muaj të Ramazanit, një nga qytet me më shumë histori në Kosovë, Prizreni, është disi më i qetë.

Pjesa më e madhe e banorëve të qytetit është në agjerim. Por, përveç xhamive ku mblidhen të gjithë besimtarët myslimanë, përpara iftarit, ato mblidhen edhe para furrave të bukës, ku marrin një nga produktet ushqimore simbol të këtij muaji që është pitajka.

Një iftar pa pitajkë, nuk mund të imagjinohet në familjet e Prizrenit. Dhe kjo ka shtuar shumë punën e përgatitësve, të cilët përpiqen t’u përgjigjen kërkesave të shumta të klientëve të tyre. Në respekt të një tradite që nuk dihet se që kur ka filluar të zbatohet.

Një tjetër furrëtar, edhe pse ka një ngarkesë shumë herë më të lartë pune se muajt e tjerë të vitit, sërish shprehet se nuk lodhet dhe e bën me mjaft dëshirë në këtë muaj të veçantë për besimtarët myslimanë.

Ndërsa për një tjetër besimtar në Prizren, pitajka është simboli i muajit të Ramazanit.

Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm i çdo viti për besimtarët myslimanë dhe në qytete me traditë të hershme të këtij besimi, siç është Prizreni, atmosfera e këtij muaji është mjaft pozitive thuajse tek të gjithë banorët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli