Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

7 marsi në Kosovë, Kurti nderon mësuesit: Shtyllë e vendit dhe e dijes

Nga Ideal Gola
7 Mars 2024, 20:19 | Sociale

Në Prishtinë është mbajtur manifestimi për nder të Ditës së Mësuesit ku mësimdhëënsit u nderuan me mirënjohje si dhe u nda çmimi vjetor “Shaban Jashari”.

Kryeministri Kurti foli për rolin e rëndësishëm të mësuesit ndërsa tha se çdokush që ka besim te misioni i tij, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet.

“Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijes botërore. Nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë të lëmë pas dore projektin e shtet-ndërtimit dhe virtytin republikan”. 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se po kujdesen për ngritjen e vazhdueshme profesionale të mësimdhënësve.

“Vetëm në tri vitet e fundit janë trajnuar gjithsej 16 mijë e 959 mësimdhënës në 172programe të ndryshme të trajnimeve, që nga mbështetja për trajnimet për kurrikulën e deri tek ato që adresojnë programe të ndryshme, qofshin programe të cilat janë themelore apo plotësuese, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë vendorë e ndërkombëtarë”.

Sivjet çmimi “Shaban Jashari” iu nda katër mësimdhënësve që vijnë nga komunat Istog, Obiliq, Prishtinë dhe Rahovec, kurse mirënjohje morën gjithsej 28 mësimdhënës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli