Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

“Ushtarakja” në shkolla, ekspertët e mirëpresin: E imponon situata gjeostrategjike e sigurisë

Nga Ideal Gola
1 Mars 2024, 20:05 | Sociale

Ekspertët e sigurisë në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin që lënda “Edukimi në siguri” do të futet si lëndë me zgjedhje për klasat e 11-ta. Megjithatë, ata tërheqin vëmendjen që kjo nuk duhet trajtuar si një “rekrutim ushtarak” dhe nxënësit të mos kenë ngarkesa të panevojshme.

Afrim Veseli, kolonel në pension i FSK-së, u shpreh për A2 CNN: “Konsideroj që është një iniciativë e qëlluar, sidomos për grupmoshat e reja që shumë vite kanë pasur shumë pak njohuri rreth çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes”.

Situata e brishtë e sigurisë me kërcënime të vazhdueshme bën që të arsyetohet inicativa e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Arsimit: “Imponuar nga situata gjeostrategjike, po besoj që vendimi për të shtuar lëndën mësimore të mbrojtjes në ciklin e mesëm është e natyrshme, e nevojshme, por duhet pasur kujdes sidomos në vitet e para të trajtohet si një pilot projekt dhe që nxënësit të mos ngarkohen, qoftë në aspektin teorik apo praktikë me ngarkesa të panevojshme”.

Sipas ekspertëve, nxënësit do të përfitojnë shumë nga kjo lëndë: “Benefitet janë të shumta, duke filluar nga displina dhe formimi i karakterit të fëmijëve tanë. Ushtria, siç themi ne, të bën burrë, të afron me familjen, ngre atdhedashurinë ndaj vendit dhe në formësimin e karakterit”.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për A2 CNN se lënda “Edukim në siguri” do të jetë pjesë e kurrikulave nga shtatori i këtij viti. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani