Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, jep dorëheqjen ministri serb i Ndërtimit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 18:56 | Rajoni & Bota

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, jep dorëheqjen ministri serb i

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi, Goran Vesiç njoftoi se nesër zyrtarisht do të japë dorëheqjen.

Sipas mediave vendase, vendimi i tij vjen pas tragjedisë së të premtes në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku 14 persona humbën jetën dhe tre u plagosën rëndë.

“Dëshiroj t'ju informoj se nesër në mëngjes do t'ia dorëzoj zyrtarisht kryeministrit të Republikës së Serbisë dorëheqjen time nga pozita e ministrit të Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës”, tha Vesiç në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeverinë e Serbisë.

Ai shtoi se kur Asambleja Kombëtare të konfirmojë dorëheqjen e tij, vetëm atëherë nga ana teknike ai do të ndalojë së kryeri detyrat e tij, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos