Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Rama takon Ndreun: Me kryebashkiakun që po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 11:51 | Politikë

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ka qenë vetë Rama që ka shpërndarë dy foto nga ky takim me Ndreun, teksa përbri e cilëson kryebashkiakun e Lezhës, si njeriun që po e kthen këtë qytet nga viti në vit në një Spanjë të vogël të Shqipërisë.

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik? Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën?)”

Postimi i Ramës në Facebook

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu