Gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi, dha një intervistë për Nigel Farage, të televizionit britanik “GBNews”, pas jehonës që pati investigimi i A2 CNN në shtëpitë e barit në Angli, ku punojnë të rinjtë shqiptarë.
“Shumica e të rinjve shqiptarë kërkojnë të shkojnë në Angli për para të shpejta. Gënjehen nga bandat dhe ngecin në këto punë të paligjshme”, tha gazetari Koçi.
Investigimi i A2 CNN është pasqyruar edhe në media të tjera britanike, si “The Telegraph”. (A2 Televizion)