Hapen dyert e universiteteve, sindikata njofton protesta pas orës 10

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 12:31 | Sociale
Hapen dyert e universiteteve, sindikata njofton protesta pas orës 10

Protestë në formë forumi dhe vendim për të qëndruar për kërkesat e tyre. Sindikata e pedagogëve njoftoi se të gjithë do të jenë të hënën në fakultete, por pas orës 10:00, çdo ditë do të nisë protesta.

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, në protestën e sotme të pedagogëve për rritjen e pagave dhe një arsim cilësor, deklaroi se në datën 17 tetor, bojkoti i vitit akademik do të jetë i pjesshëm.

“Data 17 është në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre, kështu që do të bëhet kjo festë. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 08:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre”, u shpreh Kovaçi.

“Orët 10:00 deri në 12:00 do të jemi para fakulteteve çdo ditë. Në funksion të përgjigjeve të qeverisë, Sindikata do të informojë për veprimet e veta”, shtoi kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve.

https://a2news.com/2022/10/14/protesta-e-pedagogeve-ta-bejme-shqiperine-si-kosova/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024