Kërkesat e pedagogëve, rektorët e Korçës dhe Vlorës neutralë, por të ndryshëm

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 12:27 | Sociale
Kërkesat e pedagogëve, rektorët e Korçës dhe

Rektorët e universiteteve në rrethe duket se janë neutral ndaj kërkesave të pedagogëve për rritjen e rrogës, si dhe mënyrës së reagimit duke paralajmëruar grevë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në prag të nisjes së viti të ri akademik, rektori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Dhimitri Bello, pranon se është dakord me kërkesën për rritjen e rrogës së pedagogëve, por reagimin e tij e kushtëzon me daljen e VKM që do të përcaktojë shtesën prej 7 për qind të premtuar nga qeveria.

Ndërsa rektori i universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Roland Zisi, nuk ka dijeni për ndonjë kërkesë nga pedagogët dhe aq më pak për paralajmërimin e ndonjë greve.

Ndërkohë sa i takon numrit të studentëve të regjistruar në vitin e parë në universitetet e Korçës dhe Vlorës, ai është thuajse i njëjtë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa disa nga programet e mësuesisë siç është fizika, matematika apo kimia, rrezikojnë pezullimin për shkak të numrit të vogël deri në zero të studentëve të regjistruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos