Kovaçi për A2 CNN: Bojkoti mund të zgjasë 1 ditë ose pafund

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 13:02 | Sociale
Kovaçi për A2 CNN: Bojkoti mund të zgjasë 1 ditë ose

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, deklaroi për A2 CNN se bojkoti i pedagogëve do të zgjasë derisa qeveria të përgjigjet.

“Bojkoti mund të zgjasë 1 ditë ose pafund, derisa qeveria të na japë përgjigje për kërkesat tona. Të gjithë pedagogët janë pro peticionit. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të solidarizohen, të mos kthehen në grevëthyes, pasi pastaj do të bojkotohen nga studentët. Kërkesa është e të gjithë pedagogëve, qofshin të majtë apo të djathtë”, tha Kovaçi.

Kur u pyet për përçarje të mundshme mes pedagogëve, Kovaçi u shpreh: “Rektorët patjetër që do ta bojkotojnë protestën, ndoshta nisen nga paga që kanë. Ata janë angazhuar me kryeministrin për të rritur pagat e profesorëve, por ka edhe pedagogë që nuk e kuptoj se si e kundërshtojnë peticionin tonë. Ndoshta firmosin në 10 bordero dhe nuk kanë nevojë që të vijnë në universitet”.

Më parë, në fjalimin e tij në protestë, Kovaçi ishte shprehur: “Orët 10:00 deri në 12:00 do të jemi para fakulteteve çdo ditë. Në funksion të përgjigjeve të qeverisë, Sindikata do të informojë për veprimet e veta”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli