
Edhe pse reshjet kanë ndaluar që nga pasditja e djeshme, prurjet totale në kaskadën e Drinit vijojnë të larta, mbi 1000 metër kub për sekondë.
Prurjet e pasdites janë 1100 metër kub për sekondë nga 1240, që u regjistruan gjatë mëngjesit.
Nga ana tjetër, shkarkimet nga portat mbeten të njëjta; 1000 metër kub për sekondë shkarkime nga portat, por janë ulur me 100 metër kub në sekondë, shkarkimet nga prodhimi i energjisë në HEC-et Fierzë, Koma dhe Vau i Dejës.
Ndërkohë, parashikohet mungesë e reshjeve në zonat veriore deri nga fundjava, periudhë e cila mund të shërbejë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve të Shkodrës. (A2 Televizion)