Boksieri i talentuar britanik, Amir Khan është pezulluar për dy vjet pasi testi anti-doping zbuloi praninë e një substance të ndaluar pas përballjes së tij kundër Kell Brook në shkurt të vitit 2022. Ish-kampioni i botës në pesha të lehta rezultoi pozitiv në testin për ostarinë.
Khan, i cili u tërhoq nga boksi në muajin maj të vitit të kaluar, pranoi se kishte thyer rregullat anti-doping, por tha se nuk ishte e qëllimshme. Një gjykatë e pavarur e pranoi këtë argument, duke përjashtuar sjelljen e qëllimshme ose të pamatur nga 36-vjeçari.
Ndalimi nga të gjitha sportet mendohet se ka filluar më 6 prill 2022 dhe skadon më 5 prill 2024. Faqja e internetit Anti-Doping në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ostarina është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin. (A2 Televizion)